Afrimi i katërt i Napolit është në horizont. Pasi zyrtarisht nënshkruan me Kevin De Bruyne e Luca Marianucci dhe mbyllën marrëveshjen për Noa Lang, napolitanët kanë arritur një akord me Bologna-n për Sam Beukema-n.

Ai do të jetë përforcimi i dytë në prapavijë për ekipin e Antonio Contes, i cili, përpara kampit stërvitor Dimaro më 17 korrik, do të ketë tashmë katër lojtarë të rinj të nivelit të lartë.

Napoli dhe Bologna kanë finalizuar të gjitha detajet, me Beukemën që është gati të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me kampionët italianë. Sa i takon shifrave të transferimit, për mbrojtësin janë paguar 31 milionë euro plus bonuse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb