Pas suksesit ndaj Juventusit, Napoli do të rifillojë nesër në mëngjes stërvitjen në  Castel Volturno për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Torinos. Amir Rrahmani doli përpara kohe nga fusha mbrëmë, duke shqetësuar jo pak kampin e kampionëve të Italisë. Sipas asaj që bëhet e ditur, vlerësimi i situatës së lojtarit do të bëhet nesër.

Trajneri i napoletanëve, Calzona po pret me ankth përgjigjet e analizave, për të mësuar nëse Rrahmani do ia dalë apo jo  për ndeshjen e Champions League të planifikuar për të martën e ardhshme kundër Barcelonës.

30-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon në kampionat, madje ka realizuar edhe dy gola. Për Rrahmani është sezoni i katërt te kjo skuadër, teksa më parë është aktivizuar te Dinamo Zagreb dhe Verona.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: