Mbrojtësi Amir Rrahmani u dëmtua në fundjavë, në ndeshjen që Napoli luajti ndaj Romës. Për situatën e Rrahmanit, foli së fundmi trajneri i napoletanëve, Antonio Conte.

“Nuk e di në çfarë gjendjeje është Rrahmani. Do të gjejmë një zgjidhje, sepse nëse merremi gjithmonë me dëmtimet, bëhet e tepërt.

Ne po fokusohemi te lojtarët që kemi në dispozicion dhe tek ata që do t’i kemi. Nuk e di nëse do të jetë gati për ndeshjen ndaj Atalantas. Nëse do të jetë i gatshëm do të jemi të lumtur, nëse jo, do të gjejmë zgjidhje të tjera”, u shpreh italiani Conte pas ndeshjes për “DAZN”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb