Antonio Conte, tekniku i Napolit, tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Bolognas, në finalen e Superkupës së Italisë.
“Bolonja mund ta ngrejë trofeun, por ata duhet të provojnë se janë më të mirë se ne. Ne do të duhet të paktën të përmbushim dëshirën e tyre për të fituar”.
“Nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur, nga një arritje e jashtëzakonshme dhe e papritur pas një përfundimi në vendin e 10-të. Kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Thashë në fillim të vitit se do të ishte një vit i ndërlikuar, pasi solla nëntë lojtarë të rinj. Transferimet nuk bëhen menjëherë. E dija që do të ishte sezoni im më i vështirë, por në fund të fundit, në ligë, jemi aty ku duhet të jemi”.
“Erdhëm për të luajtur në Superkupë dhe jemi në finale. Kemi një shans për të fituar një titull dhe për të avancuar në gara të tjera. Pavarësisht kompleksiteteve, shumë harrojnë se kemi pasur dëmtime serioze të lojtarëve kryesore”.
