Para ndeshjes ndaj Parmës, mbrojtësi dardan i Napolit, Amir Rrahmani tregoi këndvështrimin e tij. Ai u ndal të fliste gjithashtu edhe për barazimin 2-2 te Inter-Napoli.
“Inter-Napoli? Me siguri në këndvështrimin taktik bëmë një ndeshje shumë të mirë; krijuam, u mbrojtëm mirë, menaxhuam mirë topin. Episodet vendosën rezultatin dhe është e drejtë kështu; kampionati do të jetë i gjatë, janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur.
Të mbrosh Lautaron apo Thuram? Sigurisht ka duele individuale dhe ne kemi mënyrën tonë të të mbrojturit, por ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra sesi e menaxhojmë fazën mbrojtëse si skuadër”.
‘Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatisësh ndeshje cdo 3 ditë, por me stafin teknik dhe shokët e skuadrës kërkojmë të kuptojmë më mirë, duke parë videot e kundërshtarëve. Sot ishte dita e vetme për të provuar diçka për ndeshjen me Parmën; mendoj se e kemi përgatitur mirë dhe nesër duhet të hyjmë në fushë me sjelljen dhe psikologjinë e duhur për të marrë 3 pikët. Hojlund po përmirësohet çdo ditë; është shumë i zoti në hapësira, një karakteristikë që e ka pasur gjithnjë. Për mendimin tim, që kur ka ardhur këtu, është përmirësuar në pozicionim, në mbrojtjen e topit dhe në të ndihmuarin e skuadrës në dalje në sulm’.
