Napoli vazhdon të bëjë mirë në kampionat dhe tashmë është arratisur në renditje. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, sulmuesi Victor Osimhen ka kërkuar që ekipi të jetë i fokusuar.

“Komplimentet e mia për të gjithë ekipin, ishte një ndeshje e rëndësishme dhe ne luajtëm në mënyrën e duhur. Morëm 3 pikë të tjera dhe jam shumë i kënaqur me dy golat e mi. Tani është e rëndësishme të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe duhet të qëndrojmë të fokusuar në Serinë A, sepse ky është një kampionat shumë i vështirë” – Tha ai pas triumfit 0-3 ndaj Spezias.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb