Inter do të përballet me Napolin në transfertë në orën 18.00, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Napoletanët luajnë pa presion pasi e kanë fituar kampionatin, ndërsa zikaltërit kërkojnë një biletë për në Champions League.

Trajneri i ekipit nga Milano, Inzaghi ka vendosur që Kristjan Asllani të jetë titullar në këtë takim. Mesfushori shqiptar ka luajtur 18 ndeshje këtë edicion, ku vlen të përmendet se nuk e ka nisur gjithmonë titullarë. Më poshtë keni rreshtimet.

NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim Minjae, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Elmas, Osimhen, Kvaratskhelia.

INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Lukaku, Correa.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: