Manchester United kërkon të largojë sulmuesin Garnacho, pasi ky i fundit ka patur përplasje me trajnerin e skuadrës, Amorim.

Negociatat midis Manchester United dhe Napolit tashmë janë duke u zhvilluar, me Djajtë e Kuq që shpresojnë të arrijnë një marrëveshje që do të kënaqë të dyja palët.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis foli së fundmi për tratativat.

“Garnacho ka shpejtësi, talent dhe potencial. Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse e duam. E duam sepse është te United. Nëse e largoni, do të jetë dy herë më i mirë se tani. Ka një të metë te United që nuk mund ta shpjegoj”,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb