Tek Napoli është rikthyer entuziazmi pas një sërë rezultatet pozitive, por kujdes, në fund të sezonit blutë mund të humbasin një titullar shumë të rëndësishëm. Sipas La Gazzetta dello Sport, Koulibaly ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës, me drejtuesit e klubit blaugrana që kanë vendosur kontaktet me agjentin e mbrojtësit.

Barcelona po shfrytëzon faktin që lojtari mund të largohet falas pas 16 muajve, për këtë arsye Napoli duhet të vendos, të pranojë një ofertë më të ulët, ose të rrezikojë deri në fund, me shpresën që mbrojtësi të rinovojë. Në të kaluarën De Laurentiis ka refuzuar oferta deri në 70 mln euro për Koulibaly, por tani situata është ndryshe, mund të kënaqet edhe me 30-40 mln euro.

Nëse dështon kjo pistë, Barcelona ka gati planin B, De Ligt, por në të njëjtën kohë holandezi është dhe opsioni më i kushtueshëm. De Ligt është një emër i njohur për Barcelonën pasi e kërkuan me insistim përpara se holandezi të pranonte ofertën e “Zonjës së Vjetër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb