Pas triumfit në Itali duke fituar titullin kampion, Napoli nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri. Një nga afrimet e mundshme është mesfushori belg, Kevin De Bruyne, me këtë të fundit që do lërë Cityn.
Per De Bruyne ka folur së fundmi Presidenti i Napolit, De Laurentis.
“De Bruyne? Qëllimi ynë është që ta marrim, por për të mbyllur një marrëveshje duhen të dyja palët”- De Laurentis.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, napoletanët kanë bërë propozimin e tyre për futbollistin. Atij i është vendosur në pjatë kontratë 3-vjeçare me pagë 9 milionë euro në sezon.
