Napoli dëshiron të përforcojë sulmin dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, dy janë emrat kryesorë në listë.
Klubi i Serie A ka bërë lëvizje për Jonathan David të Lille, i cili pëlqehet edhe nga ekipe si Inter e Juventus.
Në listën e Napolit është edhe Darvin Nunez. Sulmuesi i Liverpool vlerësohet me 50-55 milionë plus bonuse.
Lucca dhe Bonny mbeten alternativa, në rast të dështimit të afrimit të ndonjërit nga emrave të mësipërm.
