Napoli vijoj sezonin fantastik, kanë prekur me njërën dorë titulli në Serie A, ku pas javës së 23-të udhëheqin të vetëm, plus 15 pikë në raport me Inter.

Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e bërë nga trajneri Spalletti dhe stafi i tij dhe pritet që në maj palët të ulën në një tavolinë për të diskutuar rinovimin e kontratës. Sipas Il Mattino:

Napoli Spalletti
Napoli Spalletti

Spalletti dhe De Laurentiis kanë rënë dakord që rinovimi i kontratës të bëhet vit pas viti, vetëm kontratë 1-vjeçare, kështu do të jetë edhe këtë herë, me trajnerin që pritet të rinovojë deri në 2024.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb