Dita e sotme është dita kur Napoli ka nisur edhe grumbullimin për përgatitjen e sezonit të ri 2025-2026, ku fillimisht janë kryer testet fizike. Antonio Conte me ekipin kampion të Italisë do të jenë të grumbulluar nga data 17-27 Korrik në Dimaro dhe nga 30 Korriku në 14 Gusht në Castel di Sagro. Gjatë kësaj periudhe napoletanët do të zhvillojnë edhe 5 teste miqësore ndaj ekipeve si Arezzo, Catanzaro, Brest, Gironas dhe Olimpiakos.
Në ditën e pare të grumbullimit ka mbërritur përforcimi i parë, Luca Marianucci, ndërsa sot në Castel Volturno do t’i bashkohet edhe Kevin De Bruyne, i cili ka kaluar disa orë pushimi në Napoli. Ndërkohë Afrimi tjetër është Noa Lang: sot holandezi do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë deri në vitin 2030, me një pagë prej 2.5 milionë euro + bonuse. PSV do të marrë 25 milionë euro + bonuse. Të mërkurën pritet të firmosë edhe Beukema nga Bologna për rreth 33 milionë euro, që pritet të përforcojë akoma edhe më shumë repartin difensiv
Napoli është ende aktiv në merkato: për krahët përmenden Ndoye dhe Juanlu, ndërsa në mesfushë është një interes konkret për Fabio Mirettin nga Juventusi. Juventusi kërkon 10-12 milionë euro dhe ka një marrëveshje paraprake me agjentët e tij.
Sa i përket portierit të dytë pas Meret, Napoli pëlqen Vanja Milinkovic-Savic, por nuk dëshiron të paguajë klauzolën prej 19 milionë euro. Në negociata mund të përfshihet Ngonge, që pëlqehet nga trajneri Baroni.
