Të reja të rëndësishme vijnë nga Napoli. Klubi napoletan nuk dëshiron të humbasë kohë dhe drejtuesit po mendojnë për afrimet e mundshme gjatë verës.

Një nga emrat që përmendet së fundmi në korridoret e zyrave të klubit është ai i Federico Chiesa.

Aventura e sulmuesi anësor te Liverpool ishte një dështim i vërtetë. Në sezonin e parë në Premier League, Chiesa nuk u mor kurrë në konsideratë nga The Reds dhe palët shumë shpejt, mund të ndajnë rrugët.

Ish futbollisti i Juves fiton 7 milionë në vit, ai mund të pranojë një ulje rroge, çka do e bënte operacionin më të realizueshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb