Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në “Studio 24” se përmes protestave, opozita do ta detyrojë Ramën të pranojë qeveri teknike.
Noka tha se narko-pushteti nuk të jep asgjë me dëshirë.
“Pas tunelit të Llogarasë nuk është vetëm Belinda, është dhe Rama.
Sic lëshoi Lefter Kokën, Ilir Beqajn, do të lëshonte dhe Belindën por e di që pas saj është dhe ai, ndaj po e mban.
Ai po tregon se është monarku i të gjitha pushteteve”, tha Noka.
Flamur Noka: Te tuneli i Llogarasë nuk është vetëm Belinda, sepse edhe vizitën në Turqi nuk e bëri Balluku, por e bëri Rama, shkoi ai atje. Tenderat i bën Rama, e thonë mesazhet, “ma ka caktuar ai thotë”.
Nuk besohej më para, e kemi thënë ne, por tani është me zë dhe figurë. Rama direkt drejtorit të rrugëve e i thotë “jepi tenderin filanit”. Ai do bënte siç bëri me Beqajn, Veliajn, edhe me Belindën, por nuk e bën, pse? Sepse është vetë atje i implikuar.
Rama nuk e lëshon Ballukun dhe as Balluku nuk ikën. Unë them se Këshilli i Mandateve nuk do ta votojë. Ishte vetëm opozita sot, ata nuk erdhën, sepse ai ka thënë s’e lëshoj. A s’e lëshon ai, a s’e lëshon ajo, s’e dimë”
Ne dje kemi nisur stinën e protestave dhe kemi një qëllim: A ka moral më kjo bandë që qeveris. Në çdo vend të botës po të kishte ndodhur kjo do kishte rënë qeveria. Nuk ka moral këtu, sepse kacavirren pas pushtetit, sepse e përdorin për të vjedhur.
Dosja “Balluku” ku është zhytur “palloshi i gjatë” dhe dosja e AKSHI-t ku janë zhytur Linda dhe Mirlinda tregojnë se si e shohin shtetin kjo bandë. Nuk kishte bërë kurrë vaki që të merrej peng një biznesmen që rivalizonte kunatin e kryeministrit, këto shihen vetëm në Venezuelë, Meksikë e Kolumbi. Kjo është vetëm maja e ajsbergut të atyre që kemi parë e dëgjuar, sepse ka edhe gjëra të tjera në dosje
