Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka deklaruar se sipas sondazheve të publikuara nga vetë Partia Socialiste, ka një rënie shumë të madhe të mbështetjes për këtë forcë politike.
Ai tha se PS ka vetëm 29% mbështetje ose edhe më pak dhe vetë Rama ka më pak mbështetje se partia.

“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind.
Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.
Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb