Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës e SHBA-së (NASA), njoftoi se katër astronautë janë larguar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe pritet të kthehen në Tokë më vonë gjatë ditës. Kjo ka ndodhur pasi një problem mjekësor bëri që misioni i tyre të përfundonte më herët.

“Në evakuimin e parë mjekësor të kryer nga NASA, astronautët amerikanë Mike Finke dhe Zina Cardman, si dhe astronautët rusë dhe japonezë Oleg Platonov dhe Kimi Yui, po kthehen në Tokë pas pesë muajsh në hapësirë, raporton Guardian.

NASA gjithashtu tha se anëtari i ekuipazhit të plagosur është në gjendje të qëndrueshme.

Lcimg C8cbef1e 5f78 4d6b 8451 Cb2a66a90963

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: