Elektrizuese dhe plot emocione ishte edhe nata e tretë e festës së birrës Korça që po mbahet në Korçë, një ndër festat më të mëdha që do të vijojë për 5 net me radhë.

Gazetarja Ola Bruko në një raportim për News24 tha se dhjetëra mijëra qytetarë janë drejtuar për në Korçë në dy netët e fundit për të shijuar birrën Korça dhe atmosferën fantastike.

Pritet që numri i turistëve të arrijë deri në 100 mijë vizitorë përgjatë pesë ditëve të festës.

Ajo shtoi se qytetarët dhe vizitorët e shumtë kanë mbetur të impresionuar nga shija e birrës Korça, e cila vjen dhe më një çmim promocional në këto 5 ditë të festës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: