Japonia dhe NATO po kërkojnë të rrisin bashkëpunimin në hapësirën kibernetike dhe aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA planifikon të hapë zyrën e saj të parë ndërlidhëse në Tokio. Lajmi wshtw bwrw i ditur nga gazeta japoneze, Nikkei Asia.
Sipas gazetës, e cila citoi zyrtarë japonezë dhe të NATO-s, stacioni me një person do të lejonte aleancën të kryente konsultime periodike me Japoninë dhe partnerë të tjerë në rajon, si Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.
Nikkei raportoi se propozimi për hapjen e një zyre ndërlidhëse është ende duke u negociuar pasi u ngrit për herë të parë midis kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës së këtij të fundit në Tokio në fillim të këtij viti.
