Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për mediat në Mynih, ku ndodhet në Konferencën e Sigurisë, u pyet nëse kishte frikë se mos helmohej me toksinë vdekjeprurëse si lideri rus i opozitës Alexei Navalni.

“A je i shqetësuar se mos të helmojnë?”, e pyetën gazetarët, por Zelensky tha se “nuk e di çfarë do të ndodhë nesër”.

“Duhet të luftojmë çdo ditë. Çdo ditë është një jetë e re. Qëllimi ynë i vetëm është si të mbijetojmë.

Nuk mendoj për veten time sepse kemi humbur shumë njerëz. Unë jam një nga shumë njerëz në Ukrainë që luftojnë”, tha Zelensky, duke shtuar se nuk mund të mendojë për Vladimir Putinin dhe ambiciet e tij helmuese, nëse i ka.

“Mundohem të mos mendoj për këtë, përndryshe është e vetmja gjë për të cilën mendoj”, tha Zelensky.

“Ata na sulmojnë me qindra dronë dhe raketa – cili është ndryshimi midis helmit dhe raketave? Nuk e shoh ndryshimin.

“Për Navalnyn, nuk e di. Mendoj se [Putini] e bëri, por nuk e di se çfarë përdori për këtë vrasje”, tha ndër të tjera Zelensky.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb