Të tjera sfida interesante u zhvilluan të dielën në mbrëmje sa i takon sezonit të rregullt në NBA.Kampionët në fuqi të NBA, Oklahoma City Thunder duket se ka lënë pas periudhën e vështirë, teksa regjistroi fitoren e 3 radhazi, pasi mposhti 124-112 Miami, në një ndeshje me rivalitet. Alexander Shai me 29 pikë ishte lider për vendasit.

Humbje në sekondat e fundit për San Antonio, që u mund 104-103 në fushën e Minnesota. Për vendasit u dallua Edwards me 23 pikë. Zhgënjen sërish skuadra e Golden State, që u mund 124-111 në shtëpi nga Atlanta. Për miqtë, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Fitore të rëndësishme korri ekipi i Denver, që mposhti 108-104 Milwaukee. Hardaway me 25 pikë e Gordon me 23 pikë për Denver i bënë të pavlefshme 31 pikët e Antetokounmpo për Bucks. Fiton edhe Phoenix, që falë një loje të mirë kolektive mundi 112-93 Washington.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: