Avioni me basketbollistët e ekipit të NBA-së Utah Jazz u detyrua të ulej pasi u ndesh me një tufë zogjsh në ajër.

Basketbollistët e Utah Jazz po udhëtonin me një avion të kompanisë Delta në ndeshjen si mysafir tek Memphis Grizzlies, ndërsa aksidenti ndodhi pak pasi avioni u ngrit nga aeroporti në Salt Lake City.

Avioni u përplas me një tufë zogjsh, gjë që shkaktoi dëme të mëdha në një motor, por edhe në pjesën e përparme të avionit. Megjithatë, piloti arriti të bënte një ulje të detyruar në aeroportin nga i cili u ngrit.

Askush nuk u lëndua gjatë përplasjes ndërsa ekipi i Jazz-it në udhëtim shkoi me një avion tjetër.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb