Boston konsolidon vendin e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 108-81 ndaj Milwaukee. Ndeshje e komanduar nga Celtics, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Gjithsesi, më i miri ishte Prichard me 25 pikë, që e nisi takimin nga stoli. Mungesa prej kohësh e Stephen Curry po ndikon të Golden State, që u mund 114-101 në shtëpi nga Clippers. Kawhi Leonard me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Clippers, ndërkohë që 52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Jashtë fushe fiton ekipi i Denver, që mposhti 128-125 Utah Jazz. Jamal Murray me 45 pikë ishte lider për miqtë në parket. Edhe Houston fiton jashtë fushe, 123-118 ndaj Washington, ndeshje ku për miqtë u dalluan Sengun me 32 pikë e Durant me 30 pikë.
