Milwaukee hyn në zonën “play out” në Konferencën e Lindjes pas fitores 116-101 ndaj Boston. Kyle Kuzma me 31 pikë e Bobby Portis me 27 pikë u dalluan për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brown për Celtics. Një humbje e papritur kjo për Celtics, duke ditur faktin se për Bucks vijon të mungojë “ylli” i kësaj skaudre Jannis Atentokumpo.
Fitore në sekondat e fundit për Houston, që në fushën e tij mundi 115-113 Clippers. Sengun realizoi 22 pikë e 15 redound për Suns, ndërsa 33 pikët e Ivica Zubac për Clippers mbetën për statistikë.
Fitore të thellë korri skuadra e Denver, që triumfoi 136-105 në fushën e Sacramento, ndeshje ku shkëlqeu Nikola Jokic me një double double falë 36 pikëve e 12 rebound. Ndërsa skuadra e New Orleans, falë 69 pikëve të trios Murphy-Poole-McGovens, fitoi 143-120 ndaj Portland.
