Orlando Magic dhe New York Knicks janë dy skuadrat e para të kualifikuara për Final Four të NBA Cup 2025. Gjatë natës u zhvilluan dy çerekfinalet e Konferencës së Lindjes. Magic fitojnë derbin e Floridës kundër Heat me rezultatin 117-108, në një ndeshje ku shkëlqeu Desmond Bane me 37 pikë, ndërsa i shkëlqyer ishte edhe kontributi i Paolo Banchero-s, i sapokthyer (18 pikë), si dhe ai i Jalen Suggs (20 pikë).
Në gjysmëfinale kalojnë edhe Knicks, të cilët fituan në fushën e Torontos me rezultatin 117-101, falë një performance të shkëlqyer të gjithë skuadrës. Më të dalluarit ishin Jalen Brunson me 35 pikë, Josh Hart me 21 pikë dhe Karl Anthony Towns, i cili regjistroi një dopietë (14 pikë dhe 16 kërcime).
Sonte do të zhvillohen edhe dy çerekfinalet e tjera të Konferencës së Perëndimit: Oklahoma City Thunder pret Phoenix Suns, ndërsa Lakers do të sfidojë San Antonio Spurs.
