Luka Donçiç është zyrtarisht pjesë e Los Angles Lakers. “Ylli” slloven mbërriti në Los Angeles aty ku u prezantua si lojtari më i ri i klubit kalifornian, pas shkëmbimit me Anthony Davies, që shkaktoi një tërmet të vërtet në botën e basketbollit.

Donçiç ishte prezent edhe në stolin e Lakers në sfidën derbi, atë të zhvilluar ndaj Los Angeles Clippers, të cilën Lakers arritën ta fitonin me shifrat 122-97. Ishte LeBron James ai që dominoi në fushë, autor i 26 pikëve, mbështetur nga Hachimura e Reaves me nga 20 pikë secili. Ky është suksesi i tretë radhazi për Lakers, që mbajnë vendin e pestë në Perëndim.

Ndërkohë dueli më i fortë i mbrëmjes ishte padyshim ai mes dy kryesueseve të Konferencës së Lindjes mes Cleveland Cavaljers dhe Boston Celtics. Me kampionët në fuqi që triumfuan me shifrat 112-105 ndaj vendasve.

Një provë force për Celtics, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 22 pikë dhe White me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të Boston, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Garland për Cavaliers.

Fitore në sekondat e fundit për Philadelphia, që mundi 118-116 Dallas, ndeshje ku u dallua Maxey me 33 pikë.

Skuadra e Chicago Bulls, falë 48 pikëve të dyshes Gidee-Buzelis, mundi 133- 124 Miami.

Nuk zhgënjen New York, që mundi 121-115 Toronto, sfidë ku u dalluan Brunson me 28 pikë e Towns me 27 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: