Dy skuadrat më të mira të këtij sezoni në NBA, janë padyshim kampionët në fuqi të Oklahomas dhe Detroit Pistons. Kur po i afrohemi fundit të sezonit të rregullt, Thunder dhe Pistons vijojnë të komandojnë bindshëm dy konferencat, teksa nuk kanë gabuar as në sfidat e radhës të zhvilluara të marten në mbrëmje.

Kështu kampionët e Oklahoma fituan 113-108 ndaj Orlando, duke korrur suksesin e 54-t sezonal. Alexander Shai me 40 pikë ishte lider në parket për miqtë, që janë skuadra me rekordin më të mirë në NBA. Në Lindje kryeson ekipi i Detroit, që  fitoi 130-117 ndaj Washington. Jalen Duren me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Një vend në play off siguroi edhe New York, që mundi 136-110 Indiana ndeshje ku u dallua Josh Hart me 33 pikë. Skuadra e San Antonio qëndron forca e dytë në Perëndim, duke mposhtur 132-104 Sacramento. Vendimtar stoli i Spurs, nga ku erdhën 65 pikë. Fiton edhe Minnesota, 116-104 ndaj Phoenix (Randle 32 pikë).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: