Në sfidat e së dielës në NBA, kampionët në fuqi të Oklahomas rikthehet te fitorja duke mundur Denver 121-111, një përballje e fortë mes dy ekipesh rivale. Shai me 34 pikë e Wallace me 27 pikë u dalluan për miqtë. Zhgënjen skuadra e Lakers, që u mund 112-100 nga New York. Të gjithë titullarët e ekipit nju-jorkez realizuan mbi 10 pikë. Double Doube i Donçiç me 30 pikë dhe 15 rebound nuk mjaftuar për ekipin kalifornian për të evituar humbjen.
Fiton edhe kryesuesjha e Konferencës së Perëndimit Detroit. Ekipi i Pistons fitoi 130-77 ndaj Brooklyn dhe udhëheq në Konferencën e Lindjes. Vendimtar stoli i Pistons, nga ku erdhën 63 pikë. Moment të mirë po kalon San Antonio, që triumfoi 112- 103 ndaj Orlando. Shtatlarti Wembayama me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Spurs.
Pa probleme fiton ekipi i Boston, që mundi thellë 107-79 Milwaukee (Jaylen Brawn 30 pikë), ndërsa Miami triumfoi 134-91 ndaj Chicago (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Surprizon skuadra e Clippers, që falë 25 pikëve të Kawhi Leonard, triumfoi 117-93 në shtëpinë e Phoenix.
