Të tjera ndeshje emocionuese u zhvilluan të dielën sa i takon sezonit të rregullt në NBA. Fitore në sekondat e fundit për Lakers, që triumfuan 116-114 në fushën e rivalëve të Phoenix. Donçiç me 29 pikë e LeBron James me 26 pikë u dalluan për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Booker për vendasit.
Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 136-131 në fushën e Portland. Curry ishte në dyshim për këtë sfidë, por u aktivizua dhe madje ishte ndër më të dalluarit në parket, pasi realizoi 48 pikë, por që s’mjaftuan. Për Portland, Grant dhe Sharpe realizuan 70 pikë së bashku. Pa probleme fiton Minnesota, që falë 24 pikëve të Randle mundi 117-103 Sacramento.
Fitore e thellë për Brooklyn, që mundi 127-92 Milwaukee, ku ndihet mungesa e Antetokoumpo. Për vendasit, 9 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton skuadra e Charlotte, që mundi 119-111 Cleveland, ku u dallua Knueppel me 29 pikë.
