Humbja e dytë radhazi për skuadrën kampione të Oklahoma, që në fushën e saj u mund 124- 97 nga Charlotte. Një rezultat befasues, me miqtë që diktuan në parket dhe fituan falë 28 pikëve të Brandon Miller. Ndëra ylli i kampionëve, kanadezi Shai Alexander nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, teksa realizoi vetëm 21 pikë.
Në Konferencën e Lindjes, në vendin e parë qëndron Detroit, që mundi 121-90 New York. Për vendasit u dallua Cunningham me 29 pikë, ndërsa 25 pikët e Brunson mbeten thjesht për statistikë. Fiton edhe ekipi i Boston, që falë 27 pikëve të Simons mposhti 115-101 Chicago. Fitore në sekondat e fundit për Clippers, që mposhtën 103-102 Golden State. Curry realizoi 27 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Leonard me 24 pikë.
Houston, falë 26 pikëve të Durant, mundën 100-97 Phoenix. Pas kohës shtesë triumfon Denver, që mposhti 125-214 Philadelphia, sfidë ku diferencën e bëri Pickett me 29 pikë. Pa probleme fiton Portland, që mundi 137-117 Utah Jazz, me Avdija që realizoi 33 pikë.
