E diela në NBA rezervoi surpriza të mëdha teksa dy prej skuadrave më në formë të momentit, Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs u mundën në mënyrë të beftë në shtëpi.

Kampionët e Oklahoma u mundën 103-101 në fushën e tyre nga Toronto, një rezultat surprizë. Të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Quickley me 23 pikë më i miri), ndërsa 24 pikët e Shai mbetën për statistikë.

Humbje befasuese edhe për teksanët e  San Antonio Spurs, të cilët dolën të mundur nga sfida ndaj New Orleans Pelicans. Për miqtë më i miri në parket ishte Bay dhe Williamson, të cilët realizuan ekzatësisht 24 pikë, kapën 10 topa në tabelë dhe dhuruan 4 asist secili.

Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që falë 26 pikëve të Stephen Curry mposhti 111-85 Minnesota. Nuk zhgënjen Detroit, që kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes falë fitores 139-116 ndaj Sacramento (Cunningham 29 pikë).

Skuadra e Miami fitoi 111-102 në shtëpinë e Phoenix, ndeshje ku u dalluan Adebayo me 22 pikë e Jaquez me 20. Fitore të rëndësishme për një vend në play out korri ekipi i Clippers, që mundi 126-89 Brooklyn (Leonard 28 pikë).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb