Boston barazoi 3-3 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Philadelphia në Konferencën e Lindjes, pas fitores 95-86 në takimin e gjashtë. Edhe pse Philadelphia luante në fushën e saj, nuk arriti ta shfrytëzojë këtë avantazh.

Një ndeshje ku mbrojtja bëri diferencën, ku për Boston u dalluan Smart me 22 pikë e Tatum me 19, ndërkohë që për Celtics luajtën vetëm 7 lojtarë. Për Philadelphia, Embiid e Maxey realizuan nga 26 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar e shkuar në finalet play off në Lindje.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Denver bëhet ekipi i parë finalist, pas fitores 125-100 në fushën e Phoenix, duke fituar 4-2 serinë. Një ndeshje pa histori, e dominuar nga miqtë, që e merituan fitoren e kualifikimin.

Tjetër ndeshje e mirë për Nikola Jokic, që realizoi sërish “triple double”, me 32 pikë, 10 rebound e 12 asist, mbështetur nga Murray me 26 pikë e Pope me 21 pikë. Për Phoenix, Payne realizoi 31 pikë e Durant 23, ndërkohë që zhgënjeu Booker.

NBA-Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia 3-3

New York – Miami 2-3

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix 4-2

Golden State – Lakers 2-3

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb