Minnesota fitoi në fushën e saj 143-101 ndaj Oklahoma në finalen e tretë play off të Konferencës së Perëndimit në NBA. Ky është suksesi i parë për Minnesota, ndërkohë që Oklahoma vijon të udhëheqë serinë, tashmë me shifrat 2-1.

Një ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që dominuan në fushë ndaj skuadrës me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt. Anthony Edwards me 30 pikë e Julius Randle me 24 pikë bënë diferencën në fushë për Minnesota, ndërsa Shai “ngeci”, duke realizuar vetëm 14 pikë. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Minnesota

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: