Ka nisur këtë të mërkurë sezioni 2025-2026 në NBA dhe emocionet nuk kanë munguar që në dy sfidat e para të luajtura. Skuadrës kampione në fuqi të Oklahomas iu desh koha shtesë për të mposhtur teksanët e Houston Rockers. Vendasit fitua me shifrat e ngushta 125-124. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për kampionët në fuqi u dallua Alexander Shai me 35 pikë, mbështetur edhe nga Holmgren me 28 pikë. Për teksanët, Sengun realizoi 39 pikë e Durant 23, por që s’mjaftuan për të fituar.
Nis me humbje sezoni i ri për Lakers, që në fushën e tyre u mundën 119-109 nga Golden State. Jimmy Butler me 31 pikë ishte lider për miqtë, ndërsa Stephen Curry realizoi 23 pikë. Mungesa e LeBron James u ndje te vendasit edhe pse Luka Doncic ishte një përbindësh në parket, duke realizuar 43 pikë e 12 rebound. Reaves realizoi 26 pikë, por mungoi mbështetja e pjesës tjetër të ekipit. Një humbje deri diku që pritej kjo për kalifornianët, me LeBron James që mbetet elementi kyç te kjo skuadër pavarësisht moshës së tij, ndërsa Golden State me dyshen Curry dhe Jimmy Butler konfirmohen që do të jenë këtë sezon një prej ekipeve pretendente për titull.
