Skuadra kampione e Oklahoma City Thunder u mund 108-105 nga Phoenix, në një përballje me emocione deri në fund. Shai Alexander realizoi 25 pikë për miqtë por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Goodwin me 26 pikë e Booker me 24 pikë u dalluan për vendasit.

Fitore të rëndësishme korri edhe ekipi i Lakers, që në shtëpi mundi 120-114 Memphis. Luka Doncic me 36 pikë vijon të jetë lider për kalifornianët, mbështetur nga LeBron James e Jake LaRavia me nga 26 pikë secili Detroit rikthehet te fitorja, duke mundur 114-110 Cleveland jashtë fushe dhe vijon të kryesojë në Konferencën e Lindjes (Cunningham 27 pikë).

Pa vështirësi fiton Brooklyn, që falë 27 pikëve të Porter mundi 127-115 Denver. Double double i Murray nuk mjaftoi për Nuggets, me basketbollistin kanadez që realizoi 27 pikë dhe 16 asist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: