Rikthim i hidhur për mbretin LeBron James në Ohio, teksa Lakers u mund thellë 129-99 në fushën e Cleveland. Tifozët vendas I bënë një pritje madhështore James, në rikthimin e tij ndoshta për here të fundit për të sfiduar ish skuadrën e tij. Për skuadrën vendase, 52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, ndërkohë që Donovan Mitchell me 25 pikë ishte më i miri.
Fitore në sekondat e fundit për Indiana, që mundi 113-110 Chicago (Siakam 20 pikë). Surprizon Atlanta, që fitoi 117-106 në fushën e Boston. Të gjithë titullarët e skuadrës mike realizuan mbi 13 pikë.
Jashtë fushe fiton edhe Golden State, ku 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më i miri ishte Stephen Curry me 27 pikë. San Antonio po kalon një moment të mirë, duke fituar sot 111-99 në fushën e Houston. Wembanyama realizoi 28 pikë e 16 rebound për miqtë. Zhgënjen edhe Miami, që u mund 133- 124 nga Orlando, sfidë ku u dallua Paolo Banchero me 31 pikë.
