Të tjera sfida interesante sa i takon sezonit të rregullt në NBA. Skuadra e Chicago fitoi 128-126 ndaj Utah Jazz, një sukses që erdhi në sekondat e fundit për Bulls. Nikola Vucevic me 33 pikë u dallua për vendasit, ndërsa 43 pikët e Sansabaugh mbetën për statistikë për Jazz. Jashtë fushe fiton Denver, që mposhti 118-109 Dallas. Jamal Murray me 33 pikë ishte më i miri në fushë.
Edhe Toronto triumfon jashtë fushe, duke mundur 115-101 Indiana, ndeshje ky dyshja Ingram-Barnes realizoi 56 pikë. Rikthehet te fitorja skuadra e Clippers, që falë 33 pikëve të Kawhi Leonard mundi 119-105 Washington. Ndërsa ekipi i Cleveland triumfoi 133-107 në shtëpinë e Philadelphia, ku vendimtar ishte Mitchell më i miri në parket me 35 pikë për Cavaliers.
