Ndeshja më interesante e së mërkurën në NBA, ishte padyshim ajo e zhvilluar në Madison Square Garden të New Yor, mes vendasve dhe kampionëve në fuqi të NBA, Oklahomas. Thunder kaloi me sukses një pengesë të vështirë siç ishte sfida ndaj New York, duke fituar ngushtësisht  103-100 në sekondat e fundit. Dy ekipe pretendente për titull që dhuruan spektakël në parket . Holmgren me 28 pikë dhe Shai me 26 u dalluan për kampionët në fuqi të NBA. Ndërkohë doble double i Towns për njujorkezët falë 17 pikëve dhe 17 topave në tabelë nuk rezultuan të mjaftueshme.

Zhgënjen ekipi i Boston, që u mund 118-98 në fushën e tij nga Charlotte. Knueppel me 20 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërkohë që nga stoli erdhën 44 pikë. Fiton edhe Philadelphia, 106- 102 ndaj Utah Jazz, sfidë ku dyshja Maxey-Walker realizoi 47 pikë së bashku. Skuadra e Atlanta surprizon Milwaukee, që u mund 131-113. Rikthimi i Antetokounmpo (24 pikë) nuk po jep frutet e duhura te Bucks, ndërsa gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 12 pikë. Skuadra e Clippers, falë 29 pikëve të Leonard, triumfoi 130-107 ndaj Indiana.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: