Skuadra kampione e Oklahoma pësoi të martën humbjen e katërt sezonale. Thunder u mundën 130- 110 nga San Antonio, që cijon të konfirmoi formën e mire që po kalon këtë sezon. Shai Alexander realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Spurs dyshja Johnson-Castle realizoi 49 pikë.

Fitore në sekondat e fundit për Dallas, që mundi 131-130 Denver në një sfidë spektakolare. Flagg me 33 pikë e Davis me 31 pikë u dalluan për teksanët. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 126-123 Atlanta, sfidë ku diferencën e bëri Josh Giddey me një “triple double”.

Lakers dalin të mundën ndaj Phoenix në transfertë, me Suns që fitoi 132-108. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë (Brooks me 25 pikë më i miri). Surprizon Toronto, që falë 27 pikëve të Barnes mundi 112- 91 Miami jashtë fushe. Barnes ishte lojtari më I dalluar në parket për ekipin mik, me 27 pikë të realizuara.

Sukses i rëndësishëm edhe për kalifornianët e Los Angeles Clippers, që mundën teksanët e Houston Rockets. Për vendasit liderat ishin yjet Leonard dhe Harden, me 41 dhe 29 pikë respektivisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: