Nëse ka një skuadër që dukshëm është  duke bërë më mire se sa të tjerët aktualisht në NBA, është padyshim ekipi i San Antonio Spërs. Teksanët regjistruan fitoren e gjashtë radhazi, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë statusin si një prej pretendentëve kryesorë për titull këtë sezon në NBA. Spurs fituan 126-113 në fushën e Golden State. Fox me 27 pikë e Wembanyama me 26 pikë u dalluan për miqtë.

Në Konferencën e Lindjes vijon të udhëheqë ekipi i Detroit, që fitoi 113-95 në Toronto. Cuninngham me 28 pikë ishte më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton edhe Milwaukee, që mundi 116-108 Orlando (Cam Thomas 34 pikë).

Oklahoma vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, pasi fitoi 136-109 ndaj Phoenix (Williams 28 pikë). Fiton edhe Miami, 123-111 ndaj New Orleans (Adebayo 27 pikë), ndërsa Boston triumfoi 124-105 ndaj Chicago (Prichard 26 pikë).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: