San Antonio-Oklahoma City Thunder ishte padyshim sfida më e fortë e mbrëmjes së të mërkurës në NBA. Dy skuadrat më të mira në Konferencën e Perëndimit deri tani në këtë sezon u vunë përballë në Texas në një sfidë spektakolare. San Antonio fitoi 116-106 ndaj Oklahoman. Mungesa e Shai Alexander u ndje te kampionët, ndërkohë që për Spurs u dallua Keldon Johnson me 25 pikë. Pas dy kohëve shtesë fitoi New York, që mundi 134-127 Denver. Jokic realizoi një “triple double” për miqtë por që s’mjaftoi, ndërsa për nju jorkezët shkëlqeu Jalen Brunson, autor i 42 pikëve.
Fitore në sekondat e fundit për Minnesota, që falë 30 pikëve të Anthony Edwards mundi 128- 126 Toronto. E njëjta situatë edhe në suksesin e Memphis, që mundi 129-125 Sacramento (Ty Jerome, 28 pikë).
Surprizon ekipi i Cleveland, që mundi 124-91 Clippers jashtë fushe, ku vendimtar ishte Donovan Mitchell me 29 pikë. Dy skuadrat sfiduan njëra tjetrën vetëm pak orë nga finalizimi i një marrëveshje të bujshme shkëmbimi, që dërgoi James Harden te Cavs dhe Garland në kaliforni. Fitoi edhe BostonCeltics, që falë 28 pikëve të Derrick White, triumfoi 114-93 shtëpinë e Houston.
