Të tjera sfida interesante u zhvilluan të hënën në mbrëmje në NBA, teksa vëmendja kryesore ishte e përqëndruar në superduelin mes Oklahomas dhe Cleveland. Kampionët e Oklahoma vazhdojnë të dominojnë në NBA, duke fituar  136-104 ndaj Cleveland jashtë fushe. Shai me 30 pikë e Holmgren me 28 pikë u dalluan për miqtë.

Jashtë fushe fiton edhe Milwaukee, që në sekondat e fundit mundi 112-110 Atlanta, me Antetokounmpo që realizoi 21 pikë e 17 rebound.  Fitore në “frymën e fundit” korri edhe Detroit, që mundi 104-103 Boston, dy skuadra rivale për titull në Lindje. Harris realizoi 25 pikë e Pistons, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Brown për miqtë.

Dallas, falë 26 pikëve të Max Christie, mundi 114-97 New York. Pa probleme fiton Golden State, që falë 66 pikëve të ardhura nga lojtarët e stolit mundi 135- 112 Miami.

San Antonio bën detyrën ndaj Utah Jazz, duke fituar 123-110, sfidë ku u dallua Wembanyama me 33 pikë e 10 rebound. Ekipi i Phoenix mundi 126-117 Brooklyn, me Brroks që realizoi 27 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: