Oklahoma nuk di të ndalet këtë sezon, me kampionët në fuqi që korrën  fitoren e 14-të sezonale (ka vetëm 1 humbje), duke udhëhequr renditjen në NBA. Kampionët fituan 126-109 në fushën e New Orleans, sfidë ku Holmgren realizoi 26 pikë e Shai 23 pikë, në një sfidë që nuk pati rivalitet. Pas një loje spektakolare, ekipi i Chicago Bulls fitoi 130-127 ndaj Denver jashtë fushe, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Stoli i Chicago bëri diferencën, nga ku erdhën 66 pikë, ndërsa “triple double” i Nikola Jokic (36 pikë, 18 rebound, 13 asist) s’mjaftuan për Denver.

Fiton në sekondat e fundit edhe Miami, që mundi 115-113 New York, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë. Cleveland mposht 118-106 Milwaukee, sfidë ku protagonist ishte Donovan Mitchell me 37 pikë. Detroit ndërkohë mbetet skuadra më e mirë në Lindje. Ata fituan sërish, kësaj radhe duke mposhtur lehtësisht 127-112  Indianan (Jalen Duren 31 pikë e 15 rebound). Vijon forma negative e Dallas. Teksanët zhgënjen, duke u mundur 120-96 nga Minnesota. Për vendasit më i miri ishte  Reid me 22 pikë e 12 rebound.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: