Boston e nis me humbje sezonin e ri në NBA, pasi u mund 117-116 në shtëpi nga Philadelphia. Ndeshje e vendosur në sekondat e fundit, ku për miqtë u dallua Edgecombe, autor i 24 pikëve, ndërsa Celtics ndjeu mungesën në parket të Jason Tatum. Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që në fushën e tij mundi 133-120 Washington. Antetokounmpo e nis mirë, me 37 pikë e 14 rebound, lider në fushë për Bucks. Zhgënjen Miami, që u mund 125- 121 në fushën e Orlando, ndeshje ku për vendasit u dalluan Banchero e Wagner me nga 24 pikë secili si dhe Bane me 23 pikë. Mbarë e nis sezonin edhe Phoenix, që falë 31 pikëve të Booker mundi 120-116 Sacramento. Thellë fitonn ekipi i San Antonio, që mundi 125-92 Dallas, në derbin teksan, ku protagonist ishte basketbollisti francez Wenbanyama, me 40 pikë e 15 rebound.

Humbje e papritur ndërkohë për ekipin kalifornian të Los Angeles Clipers, që u mund në transfertë ndaj Utah Jazz me shifrat 129-108. Fitore e ngushtë por tepër e rëndësishme edhe për Chicago Bulls, që mundi 115-111 Detroit Pistons. Malazezi Vuceviç ishte lider në parket me një double double, falë 28 pikëve të realizuara dhe 14 topave në tabelë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: