Richard Robson, Omar Yaghi dhe Susumu Kitagaëa u nderuan me Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e kuadrove metal-organikë.
Përmes zhvillimit të kuadrove metal-organikë, fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2025, Susumu Kitagaëa, Richard Robson dhe Omar Yaghi, i dhanë kimistëve në botë mundësi të reja për të zgjidhur disa nga sfidat me të cilat përballen.
Pas zbulimeve të fituesve, studiuesit kanë krijuar shumë kuadre metal-organikë (MOF) të ndryshme dhe funksionale.
Deri tani, në shumicën e rasteve, këto materiale janë përdorur vetëm në shkallë të vogël.
Për të shfrytëzuar përfitimet e materialeve MOF për njerëzimin, shumë kompani po investojnë tani në prodhimin masiv dhe komercializimin e tyre.
Disa prej tyre kanë pasur sukses. Për shembull, industria e elektronikës mund të përdorë tani materiale MOF për të reduktuar disa nga gazrat toksikë që nevojiten për prodhimin e gjysmëpërçuesve.
Një tjetër MOF mund të shpërbëjë gazra të dëmshme, përfshirë disa që mund të përdoren si armë kimike.
Shumë kompani po testojnë gjithashtu materiale që mund të kapin dioksidin e karbonit nga fabrikat dhe termocentralet, me qëllim reduktimin e emetimeve të gazeve serë. Disa studiues besojnë se kuadrot metal-organikë kanë një potencial kaq të madh, sa që do të jenë materiali i shekullit 21.
BREAKING NEWS
The Royal Swedish Academy of Sciences has decided to award the 2025 #NobelPrize in Chemistry to Susumu Kitagawa, Richard Robson and Omar M. Yaghi “for the development of metal–organic frameworks.” pic.twitter.com/IRrV57ObD6— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2025
