Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur, Civan Canova.
Ai kishte disa kohë që po trajtohej në spital pasi ishte i diagnostikuar me kancer në mushkëri . Vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur kolegia e tij Esra Dermancıoğlu në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Dermancıoğlu shkruan në postimin e saj:, “Miku im, humbëm njeriun më të mirë. Civan, prehu në paqe, zemër ndoshta do të takohemi diku, ndonjëherë. Doja të njoftoja është për të dashurit dhe fansat tuaj këtu.”
Ndërkohë 67-vjeçari njihej për rolin e tij në serialet më të njohura turke si “Fatet e Kryqëzuara”, “Fatmagyl” e shumë të tjerë.

