John Glenn, astronauti i parë amerikan që fluturoi rreth tokës, vdiq të enjte në moshë 95 vjeçare.

“Kur John Glenn fluturoi me raketën Atlas nga Cape Canaveral në vitin 1962, ai ngriti shpresat e një kombi,” thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. “Me vdekjen e Johnit, kombi ynë ka humbur një ikonë dhe Michelle dhe unë kemi humbur një mik”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan Barack Obama.

Pas shërbimit si pilot ushtarak në Luftën e Dytë Botërore dhe në luftën e Koresë, Glenn zuri vend në radhët e astronautëve të parë amerikan të mbledhr nga NASA në vitin 1958.

Glenn u bë i pari astronaut amerikan që fluturoi orbitën e tokës për rreth pesë orë më 20 shkurt të vitit 1962.

Shumë kohë më pas ai u bë njeriu me i vjetër që fluturoi në hapësirë në vitin 1998 si pjesë e anijes hapësinore amerikane Discovery.

John Glenn ka shërbyer edhe si senator i Ohios.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb