TIRANE- Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare biznesmeni i njohur Rrapush Hoxholli.
Biznesmeni ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë të cilën nuk ka arritur ta mposhtë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në Varrezat e Sharrës në kryeqytet.
Rrapush Hoxholli ishte një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit, ndërsa miq dhe të afërm kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij.
(BalkanWeb)
