Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 54 vjeçare, gazetari, analisti dhe pedagogu Agim Nezaj.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e tij të Facebook-­ut ku shkruhet se zoti Nezaj është ndarë nga jeta ndërsa ndodhej në New York.

Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”. Po ashtu Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.

Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb