Në moshën 84-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi – një prej figurave më të spikatura të kulturës dhe medias lokale.
Furxhi ka dhënë një kontribut të vyer në disa prej institucioneve mediatike më të rëndësishme të juglindjes shqiptare, duke qenë për vite me radhë drejtues i Radio Korçës, gazetar i revistës satirike “Hosteni”, si dhe botues i gazetës “Korça”. Pas daljes në pension, ai nuk iu nda profesionit të edukimit, duke dhënë mësim në shkollën bujqësore dhe duke formuar breza të rinj me pasion dhe përkushtim.
Korça ka humbur një intelektual të rrallë dhe të përkushtuar, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla në kujtesën e qytetit dhe të shumë atyre që ai frymëzoi ndër vite.
